Spektakël golash në ‘Zahir Pajaziti’, paqe në ‘Riza Lushta’
BKT
Sport

Spektakël golash në ‘Zahir Pajaziti’, paqe në ‘Riza Lushta’

Llapi dhe Drenica ka përfunduar pa fitues pas gjashtë golave të shënuar, derisa nuk ka pasur fitues as në Mitrovicë mes Trepça-89 dhe Feronikeli, ndeshje të vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.

Llapi dhe Drenica ishte ndeshje interesante që përfundoi me rezultat të barabartë 3 – 3.

Ishte Arbnor Ramadani që me një supergol realizoi për shifrat 1 – 0.

Mysafirët u kthyen në lojë përmes Gjonit që barazoi në momentet e fundit të pjesës së parë (45+3), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, Drenica ishte më agresivë dhe gjeti golin e epërsinë përmes Kreshnik Ukës (56′), kurse fitoren e vulosi Dionis Cikani (75′).

Llapi u rikthye në lojë duke ngushtuar epërsinë përmes Engjëll Hotit (82’), derisa Ahmed Januzi barazoi shifrat në fund (88’).

Pas këtij barazimi Llapi renditët në pozitën e shtatë me 27 pikë, derisa Drenica në pozitën e nëntë me 25 sosh.

Ndërsa, në ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë ndarë pikët.

Dy skuadrat zhvilluan lojë ofensivë, por assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë rastet duke e mbyllur ndeshjen me rezultat siç nisi.

Trepça ’89 mban pozitën e pestë me 32 pikë, derisa Feronikeli në të gjashtën me 28 sosh.