Administratori i Vëllaznimit: Fokusi i klubit është tek gjeneratat e reja
BKT
Sport

Administratori i Vëllaznimit: Fokusi i klubit është tek gjeneratat e reja

Administratori i klubit të Vëllaznimit, Edi Luzha është duke bërë të pamundurën për ta kthyer “namin” e klubit gjakovar.

Dihet tashmë se klubi i Vëllaznimit po kalon çaste aspak të lehta, andaj puna është e nevojshme.

E, administratori, Edi Luzha është shprehur i lumtur për fitoren e klubit gjakovar U-19 ndaj 2 Korrikut me rezultatin 2:0, fitore kjo e arritur gjatë ditës së sotme.

Luzha me një postim në Facebook potencon se fokusi i tij dhe bashkëpunëtorëve të tij tek Vëllaznimi është tek gjeneratat e reja.

Fokusi tjetër i Vëllaznimit këtë stinor është privatizimi i klubit dhe mbetja në ligë.