22:09 / 13.03.2021
Fiorentina prek mbijetesën
Fiorentina hodhi një hap të sigurt drejt mbijetesës falë suksesit të thellë në transfertën ndaj Beneventos me shifrat 1-4.
Një sukses i thjeshtë i skuadrës së Prandellit që e pa veten në avantazh të trefishtë që në pjesën e parë, transmeton Super Sport. Thjeshtë magjik Dusan Vlahovic që realizoi tre herë në 45 minutat e para për vjollcët. Në fraksionin e dytë Benevento u përpoq të rihapte sfidën me golin e Ionitas në minutën e 56-të, por Eysseric në të 75-ën vulosi fitoren e Fiorentinës që u ngjit në kuotën e 29 pikëve. U rikthye te fitorja edhe Sassuolo pas 3 javësh pasi mposhti në Mapei Stadium Veronën me rezultatin 3-2. Locatelli, Djuricic dhe Traore bënë të pavlefshme edhe finalizimet e Lazovic dhe Dimarcos për Hellas.























