Lojtari i Interit rezulton pozitiv me Covid-19
BKT
Sport

Lojtari i Interit rezulton pozitiv me Covid-19

Inter ka njoftuar se mbrojtësi Danilo D’Ambrosio ka dalë pozitiv me koronavirus.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është vendosur në izolim në shtëpi pas testimit pozitiv për COVID-19 në testet e fundit të kryera nga “Nerazzurrët”.

Klubi konfirmoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

"FC Internazionale Milano njofton se Danilo D'Ambrosio ka dalë pozitiv për COVID-19 pas testeve të kryera dje," shkroi klubi.

"Mbrojtësi është tashmë në karantinë në shtëpinë e tij."