18:18 / 16.03.2021
Messi vendos një tjetër rekord personal në La Liga
Lionel Messi është lojtari i parë që ka shënuar 20+ gola në 13 sezone radhazi të La Ligas.
Ndeshja e fundit e Barcelonës ishte kundër Huescas në kuadër të La Ligas, ku fituan me rezultat 4-1.
Gjatë kësaj ndeshje, argjentinasi arriti që të shënoi dy herë për t’u afruar edhe më shumë drejt ‘Pichichit’, me 21 gola në La Liga.
Hera e fundit kur Messi nuk arriti që të shënojë më shumë se 20 gola në La Liga, ishte gjatë vitit 2008/09, kur shënoi vetëm 10 gola, transmeton lajmi.
Në 15 ndeshjet e fundit që kapiteni i Barcelonës ka luajtur këtë sezon, ka shënuar ose asistuar në 14 prej tyre.























