Dukagjini shkakton befasinën e madhe, eleminon Drenicën në çerekfinale
BKT
Sport

Dukagjini shkakton befasinën e madhe, eleminon Drenicën në çerekfinale

Dukagjini ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Ekipi nga Klina e ka mposhtur në çerekfinale skuadrën e Drenicës me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “18 Qershori”.

Golin e fitores që pati vlerën e kalimit tutje e shënoi, Jeton Dushi në minutën e 76-të. Dushi realizoi me të majtën, pas pasimit të bukur të Met Millakut. Dukagjini këtë sezon po bënë gara në Ligën e Parë, Grupi B.

Aktualisht është në pozitën e dytë dhe po lufton për inkuadrim në Superligë. Klinasit po drejtohen nga trajneri Armend Dallku. Dukagjini është një herë kampion i Kosovës në sezonin 1993/1994. Ndërkaq, ka qenë dy herë në finale të Kupës, por nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe.