15:54 / 17.03.2021
Prishtina e eliminon “Niklin” pas penalltive, kalon në gjysmëfinale
Prishtina e prek sërish gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Kësaj radhe bardhekaltrit e kryeqytetit e siguruan biletën në mesin e katër skuadrave më të mira të kësaj gare falë fatit në penallti.
Në fakt, në dueli kundër Feronikelit që u zhvillua në Drenas u mbyll pa gola gjatë 90 minutave të rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, por në serinë e penalltive më të saktë u treguan djelmoshat e Zekirija Ramadanit, duke fituar 4:2. Më herët pjesëmarrjen në gjysmëfinale e siguroi edhe Dukagjini që e mposhti Drenicën, derisa dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste përcaktohen nesër, ku takohen Istogu-A&N dhe Trepça’89-Llapi.























