21:51 / 17.03.2021
Chelsea-Atletico dhe Bayern-Lazio, kështu mbyllen pjesët e para
Janë mbyllur pjesët e para te dy ndeshjeve që janë duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich është në epërsi ndaj Lazios (1-0), derisa edhe Chelsea është në epërsi ndaj Atleticos (1-0).
Tek ndeshja mes skuadrës gjermane ndaj italianes, ishte sulmuesi Vedat Muriqi që shkaktoi penallti, të cilën e realizoi Lewandowski (33′).
Ndërsa, te Chelsea ishte Hakim Ziyech që realizoi pas asistimit të Wernerit (34′).
Nëse mbesin këto rezultate, atëherë Chelsea dhe Bayern do jenë çerekfinalistët e fundit të Ligës së Kampionëve.























