Mirlind Daku: Gjithmonë jam i gatshëm për vendin tim!
BKT
Sport

Mirlind Daku: Gjithmonë jam i gatshëm për vendin tim!

Mirlind Daku realizon sërish dhe këtë herë në sy të selektorit Bernard Challandes, ani pse ky i fundit nuk pati ftesë për të për ndeshjet e marsit.

Megjithatë, sulmuesi gjilanas nuk është i dëshpëruar për këtë gjë, por theksoi se një ftesë e mundshme do t’i shtonte atij motivin dhe do t’i mundësonte transferimin në ndonjë klub evropian.

“Nuk kam pranuar ftesë nga selektori dhe nuk e dija që ai do të ishte sot i pranishëm. Unë nuk jam zhgënjyer, pasi që do të vazhdoj të punoj si normalisht edhe pse një ftesë e mundshme do të ma shtonte motivin dhe mundësinë për t’u transferuar në ndonjë klub evropian”, deklaroi fillimisht Daku.

Autori i 26 golave këtë sezonë deklaroi se do të jetë gjithmonë i gatshëm për Kosovën nëse do të ketë një ftesë për t’a reprezentuar ekipin A.

“Unë do të punoj edhe më shumë për të arritur një mundësi të tillë. Do të isha i nderuar që ta përfaqësoja vendin tim. Premtoj që gjithmonë do të jap maksimumin nëse do të më jepet një mundësi e tillë”, deklaroi Daku.