City bën gati milionat për ‘Neymarin e ri’
BKT
Sport

City bën gati milionat për ‘Neymarin e ri’

Brazili gjithmonë është njohur për talentet që prodhon në futboll dhe i radhës është një 17-vjeçar nga Rio De Janeiro.

Bëhet fjalë për sulmuesin e moshave të Fluminenses, Kayky. I riu po i habit që të gjithë në vendin karioka dhe tashmë ka tërhequr dhe vëmendjen e klubeve europiane.

Sipas raportimit të “The Sun”, është Manchester City që po monitoron me kujdes situatën e brazilianit.

Në anën tjetër të globit lojtari i ri cilësohet si Neymar i ardhshëm e si pasojë nuk duhet të habitemi nëse Pep Guardiola do ta dëshironte në skuadër.

Në fakt Kayky fillimisht luante futboll në sallë në moshën 8-vjeçare, por talenti i tij u zbulua gjatë karnavaleve të Rios. Më pas vëzhguesit e talenteve të Fluminenses e vunë re gjatë një ndeshjeje e më pas historia dihet.

Kartoni i tij vlerësohet diku te 21.5 milionë sterlina, por paratë kurrë nuk kanë qenë një problem për “Qytetarët”.