13:40 / 25.03.2021
Maqedoni: Dje 22 shkelje të orës policore
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 22 shkelje të orës policore, transmeton Telegrafi.
MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.























