Aziz Salihu lëshon sallën demonstrativisht, thotë se u injorua nga Hasani
BKT
Sport

Aziz Salihu lëshon sallën demonstrativisht, thotë se u injorua nga Hasani

Legjenda e boksit kosovar Aziz Salihu, e ka lëshuar sallën në mënyrë demonstrative sot gjatë mbajtjes së asamblesë së Punës 2020 dhe Asamblesë së 8-të Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Salihu është ndier i injoruar kur nuk është përshendetur nga drejtuesi i deritashëm i KOK, Besim Hasani.

Salihu ka thënë se është turp që të mos nderohet fituesi i medaljes Olimpike dhe sportisti i shekullit.