Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoni diskuton sot per Covid-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoni diskuton sot per Covid-19

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen me coronavirusin në vend.

Gjatë ditëve të fundit numri i rasteve të reja është katërshfiror, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 20, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mund të ketë masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve.

Ndryshe, MSH njoftoi se ka edhe rreth 270 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në të gjithë shtetin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota