Arsyeja kryesore pse Bale refuzon largimin nga Real Madrid
BKT
Sport

Arsyeja kryesore pse Bale refuzon largimin nga Real Madrid

Gareth Bale thuhet se nuk ka dëshirë të largohet nga Real Madrid gjatë verës.

Reprezentuesi i Uellsit konfirmoi këtë javë se ai do të kthehet në Santiago Bernabeu, sapo të skadojë kontrata e tij e huazimit në Tottenham Hotspur.

Madridi kishte shpresuar të largonte Bale në një marrëveshje të përhershme, por El Confidencial sugjeron se po duket gjithnjë e më e vështirë që të ndodhë.

Uellsiani nuk duket të jetë i gatshëm të largohet nga ‘Los Blancos’ pikërisht për pagat e larta që merr aty dhe ato nuk mund të ofrohen nga ndonjë klub tjetër.

31-vjeçari ka kaluar një periudhë deri diku mesatare me Spurs këtë sezon, duke shënuar dhe asistuar së bashku 13 gola në 25 paraqitje, transmeton lajmi.

Kontrata e tij me Real Madrid përfundon në vitin 2022 dhe ai mund të largohet si një agjent i lirë.