Cilësohet si një dështim, Barça nxjerr në shitje Pjaniçin
BKT
Sport

Cilësohet si një dështim, Barça nxjerr në shitje Pjaniçin

Barcelona ka vendosur të nxjerrë në shitje mesfushorin boshnjak, Miralem Pjaniç, pas vetëm një sezoni të kaluar në Spanjë.

Miralem Pjaniç u cilësua si një transferim me shumë bujë tek skuadra e Barcelonës, ku u pa si zëvendësuesi perfekt i mesfushorit Ivan Rakitiç që u transferua atë verë tek Sevilla, por gjatë këtij sezoni nuk ka treguar vazhdimësi dhe për ketë arsye Barcelona ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Pjaniç ishte pjesë e një marrëveshje që transferoi dhe mesfushorin brazilian, Artur Melo në Torino, me këtë të fundit që ka treguar lojë më të mirë duke arritur të fitojë vendin e titullarit tek ekipi bardhezi.

Mesfushori boshnjak nuk është në planet e trajnerit Koeman, i cili kohët e fundit ka hedhur sytë nga mesfushori i Liverpolit, Wajnaldum.