15:59 / 27.03.2021
Mali i Zi fillon vaksinimin me AstraZeneca
Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi njoftoi sot mbërritjen në vend të 24 000 dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX.
“Vaksinat e siguruara nga mekanizmi COVAX janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si organizatë për të ndjekur funksionimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara, që merret me specifikimin dhe mbrojtjen e vaksinave”, thuhet në deklaratën e ministrisë, raporton ATSh.























