20:59 / 27.03.2021
Pas Kumbullës edhe Roshi rrezikon ndeshjen me Anglinë
Shqipëria nesër në orën 18:00 do të luajë me Anglinë në “Air Albania”, ku mungesë e konfirmuar është ajo e Marash Kumbullës në mbrojtje, një lojtar në formë dhe një nga elementët me perspektivë që ka trajneri kuqezi, Edi Reja.
Mirëpo nuk është vetëm ai, pasi sipas raportimeve nga Durrësi, një tjetër futbollist që ka shfaqur probleme është një tjetër ojtar shumë i rëndësishëm Odise Roshi.
Vetëm nesër pritet të qartësohet nëse fieraku do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Shpresojmë që problemi i 29-vjeçarit të mos jetë serioz dhe mesfushori të jetë në dispozicion të trajnerit Reja. Kujtojmë që Odise Roshi u aktivizua në minutën e 81-të në sfidën ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Ermir Lenjanit.























