Berisha: Do të mundohemi të marrim diçka nga ndeshja me Anglinë
BKT
Sport

Berisha: Do të mundohemi të marrim diçka nga ndeshja me Anglinë

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ka thënë se Shqipëria di rëndësinë e kësaj ndeshje, kualitetet e Anglisë dhe lojtarët do të përgatiten sa më mirë të jetë e mundur.

Ai ka folur për ndeshjen një ditë para se ajo të zhvillohet. 

"Anglia është një ekip i fortë, një nga më të mirat në botë, por mendoj se nuk kemi shumë presion të lartë pasi nuk luajmë ndaj rivalëve direkt. Do mundohemi t’ua bëjmë sa më të vështirë e do mundohemi të marrim diçka nga kjo ndeshje pasi edhe vetbesimi në ekip do të rritet akoma më shumë e rrugëtimi do të jetë më e lehtë”, ka thënë Berisha.