20:12 / 28.03.2021
Gjonbalaj: Mungesat mund të jenë problemi më i madh i Kosovës
Njohësi i futbollit, Malësor Gjonbalaj ka thënë se mungesat e Kosovës mund të jenë problemi më i madh i saj në ndeshjen me Suedinë.
Ai ka qenë i ftuar në studio për të komentuar rreth ndeshjes së parë të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
“Kjo ndeshje nuk na ka zënë mirë, kemi disa mungesa, dhe kjo mund të jetë një problem. Duhet të tentojmë me kundersulme dhe me lojën një kundër një dhe të ngjeshemi në mbrojtje. Problemin më të madh do ta kemi me Ibrahimovicin. Është e rëndësishme që dikush t’i bëhet pararojë”, ka thënë Gjonbalaj. “Sonte na ndihmon një lojë e matur dhe e kujdesshme taktikisht”.























