22:41 / 28.03.2021
Suedia fiton në Prishtinë ndaj Kosovës
Kosova e ka nisur keq ciklin eliminator për Botërorin "Katar 2022". Ka humbur ndeshjen e parë nga Suedia.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ka pësur humbje 0-3 nga skandinavët.
Kosova ka nisur ndeshjen mirë, duke dominuar, por pa qenë në gjendje të bëjë diçka më shumë.
Suedezët kanë kaluar në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Ludwig Augustinsson.
Suedia ka dyfishuar epërsinë në minutën e 34-të, kur Alexander Isak ka shënuar me një gjuajtje nga distanca brenda gjashtëmbëdhjetëshit.
Goli i tretë dhe i fundit ka ardhur nga Sebastian Larsson në minutën e 69-të nga penalltia.
Në minutat e fundit Kosova ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Bernard Berisha ka pranuar edhe kartonin e dytë të verdhë.
Kosova javën e ardhshme luan kundër Spanjës.























