Ujkani: S`ishte nata jonë, arbitrimi skandaloz
BKT
Sport

Ujkani: S`ishte nata jonë, arbitrimi skandaloz

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka thënë se nuk ishte nata e Kosovës, porse edhe arbitrimi ishte skandaloz.

Ai ka folur pas ndeshjes me Suedinë ku pranoi tri gola. 

"Humbëm në mënyrë të çuditshme, pësuam gola pa lidhje. Arbitrimi ishte skandaloz, të flasim realitetin. Nuk ishte nata jonë, mund të bënim më shumë në çdo aspekt. Duhet të shohim përpara, kemi ndeshjen me Spanjën", ka thënë Ujkani.

Ai ka thënë se ndaj Spanjës duhet tentuar për të marrë pikë.

"Nuk kam qejf të flas për arbitrat, por duhet të na respektojnë ne, Kosovën. Gabova te devijimi dhe e pësuam, por nuk ishte kjo arsyeja që humbëm. Patëm raste, nuk donte të hynte goli. Penalltia na këputi këmbët pastaj. Ndaj Spanjës shkojmë të japim maksimumin dhe të tentojmë të marrim ndonjë pikë”, është shprehur Ujkani.