16:34 / 29.03.2021
Belotti larg Torinos, e duan top-klubet
Stina e verës do të jetë shumë e nxehtë për Andrea Belottin.
Sulmuesi i Torinos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, ka lënë pezull çështjen e rinovimit me klubin “granata”.
Për 30-vjeçarin interesohen klube si Milani dhe Chelsea.
Sipas medieve angleze, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe ka piketuar pikërisht Belottin për sezonin ardhshëm.























