16:36 / 29.03.2021
Milani pas talentit te Fortuna Dusseldorf
Milani po projekton skuadrën për të ardhmen.
Drejtuesit e klubit kuqezi vazhdojnë të ndjekin politikën e ndërtimit të ekipit rreth talenteve.
Sipas medieve italiane, klubi nga Milanello ka piketuar 18-vjeçarin Jamil Siebert, i cili aktivizohet me Fortuna Dusseldorf në qendrën e mbrojtjes.
Për mesin e fushës sytë e italianëve janë hedhur nga “ylli” 17-vjeçar, Vasco Walz, që aktivizohet me U-17 të Borussia Dortmundit, ndërsa për sulmin drejtuesit e Milanit kanë kohë që interesohen për 22-veçarin e Benficas, Darwin Nunez.























