Enrique tregon nëse Ramos do të luaj kundër Kosovës
BKT
Sport

Enrique tregon nëse Ramos do të luaj kundër Kosovës

Sergio Ramos mungoi në ndeshjen e vështirë ndaj Gjeorgjisë.

Spanja arriti fitore në në minutat e fundit të ndeshjes, duke e përmbysur rezultatin në 1-2.

Mungesa e kapitenit të Spanjës nuk ishte për shkak të lëndimit.

Pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique tha se ishte vendimi i tij për t’a pushuar mbrojtësin spanjoll.

“Ramos është në gjendje të mirë dhe mungesa e tij ishte vendim teknik”, ka thënë Enrique pas ndeshjes.

“Unë e di se çfarëdo që vendosi, do të shkaktojë polemika, edhe nëse ai do të luante pesë minuta, nëntë minuta apo asnjë”, tregoi ai.

“Jam mësuar me këto gjëra, asgjë nuk më befason, jam i gatshëm për debate”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës, transmeton olle.

Pas kësaj fitore të vështirë Spanja e pret Kosovën të mërkurën në Sevilla për ndeshjen e radhës në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Ramos është i gatshëm për lojë, por që ende nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë.