17:04 / 29.03.2021
Lajm i keq për Romën dhe Shqipërinë, Kumbulla humb sezonin
Mesa duket ky edicion nuk është me fat për Romën. Pas lëndimit që pësoi me Kombëtaren e Shqipërisë, mbrojtësi Marash Kumbulla ka humbur sezonin.
21-vjeçari ka probleme në gju që e detyroi të largohet nga Kombëtarja dhe të rikthehet më herët te Roma.
Nga testimet e bëra te shqiptari, është raportuar një dëmtim te meniskut të jashtëm që shkakton që ta humb tërë sezonin, transmeton lajmi.
Koha që të shërohet nga ky lëndim zakonisht është tre muaj, gjë që nënkupton se nuk do jetë i gatshëm t’i ndihmojë Romës që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.























