Bayerni dhe Juve nuk e kanë në plane, Costa në udhëkryq
BKT
Sport

Bayerni dhe Juve nuk e kanë në plane, Costa në udhëkryq

Aventura e dytë e Douglas Costa te Bayern Munchen nuk po shkon ashtu siç pritej.

Sulmuesi i majtë u huazua nga Juventusi te kampionët e Gjermanisë tetorin e vitit të kaluar.

22 ndeshje, 1 gol dhe 3 asiste te skuadra bavareze këtë sezon për brazilianin 30-vjeçar. Statistika të pamjaftueshme për Bayernin, që ka vendosur të mos investojë te lojtari.

Douglas Costa do të rikthehet në fund të sezonit te kampionët e Italisë, por vështirë të qëndrojë gjatë në Torino.

Juventusi nuk e ka në plane dhe po sheh mundësinë ta shesë diku tjetër.