Vuçiq: Ta kisha njohur Kosovën, kisha marrë çmimin Nobel
BKT
Rajoni dhe Bota

Vuçiq: Ta kisha njohur Kosovën, kisha marrë çmimin Nobel

Presidenti serb thotë se i mjafton Urdhëri i Kishës Ortodokse Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se nëse do ta njihte Kosovën, ai do të fitonte çmimin Nobel.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja çmimin Nobel. Kam marrë Urdhrin e Vladimir Putinit. Unë jam i vetmi president që kam marrë Urdhërin e Kishës Ortodokse Serbe. Më është mjaftuar me çmimin“, tha ai në një emision televiziv serb.

Ai po ashtu u shpreh që askush nuk dëshiron ta shohë Serbinë e fortë.

“Përfaqësuesit e fuqive të mëdha më thanë që në fytyrën time. Dhe unë dua që njerëzit në Serbi ta dinë këtë“.

Vuçiq foli edhe për Shëndetësinë, teksa shtoi që me të gjitha viktimat, kanë nivelin më të ulët të vdekshmërisë në Europë.

“Kur arrini në diçka që është kaq e dukshme, spitalet, pajisjet mjekësore … Me të gjitha viktimat që kemi, ne ende kemi nivelin më të ulët të vdekshmërisë në Europë. Kjo pasi ne arrijmë të shtrojmë në spital të gjitha rastet më të vështira. 

Ne e kryejmë vaksinimin më mirë se të gjithë, edhe pse kemi paguar shtatë milion paradhënie në programin COVAX. Ne morëm zero vaksina prej tyre. Kritikat nuk janë të rëndësisme dhe nuk ka rëndësi kush thotë çfarë. Në fund, rezultati shihet”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota