20 vjet nga arrestimi i Milosheviq
BKT
Rajoni dhe Bota

20 vjet nga arrestimi i Milosheviq

Roja burgut tregon se pinte whiskey në qeli dhe nuk i besonte Hagës.

Sot bëhen 20 vjet nga arrestimi i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq. Gardiani i atëhershëm i Burgut Qendror, Dragisa Blanusa ka zbuluar disa sekrete nga qelia 1121 ku kryekrimineli qëndroi deri në ekstradimin për në Hagë.

Gardiani tregon se si Millosheviqit si i burgosur i servohej uiski në burg. ”Preferonte të pinte uiski. Ishte befasuese të shoh që një u burgosur të pinte uiski në qeli. Më kërkoi puro dhe i ofrova një cigare. Më thoshte se nuk e njeh fare Gjykatën e Hagës. Më sygjeronte që mos të iu besoj raportimeve në media pasi që sipas tij ishin të pavërteta”, ka thënë Blanusa, gardian i burgut.

Milosheviq ishte ekstraduar për në Hagë me 28 qershor të vitit 2001. Kryekrimineli serb kishte vdekur në burgun e Sheveningenit me 11 mars të vitit 2006.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota