19:44 / 30.03.2021
Greqi, rekord i ri rastesh, 4 350 në 24 orët e fundit
Greqia konfirmoi sot 4 350 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 21 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Gjithsej, që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 260 077 raste.
EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 72 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 8 017.
Gjithsej, 741 pacientë janë në ventilator në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
Për më tepër, 402 pacientë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit, një rënie prej 11,84 % nga një ditë më parë.
Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa i viktimave 79./atsh























