11:14 / 31.03.2021
Shkup: 163 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsej 163 shkelje në trafik, transmeton Telegrafi.
Nga MPB thonë se 51 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
“Janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 27 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 39 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.























