Gjendja në spitalet e Maqedonisë është serioze, thonë autoritetet
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjendja në spitalet e Maqedonisë është serioze, thonë autoritetet

“Kuadri mjekësor është plotësisht i mobilizuar, por gjendja në spitale është serioze”. Ky është vlerësimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe pas koordinimit të rregullt me drejtorët e klinikave.

Në mbledhje po ashtu është biseduar edhe për pacientët e hospitalizuar me coronavirus, terapitë dhe kapacitet spitalore në vend, transmeton Telegrafi.

“Sistemi shëndetësor për çdo ditë menaxhohet, sigurohen shtretër të rij, kuadri mjekësor është plotësisht i mobilizuar, por gjendja në spitale është serioze”, pohoi Filipçe.

Ministri ju bëri thirrje që të respektojnë masat në mënyrë që të ndihmojnë sistemin shëndetësor në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota