13:51 / 31.03.2021
Më 14 maj Greqia hap kufirin me Maqedoninë e Veriut
Ai tha se këtë mëngjes ka biseduar me ministrin grek për Turizëm, Haris Teoharis, me të cilin janë dakorduar detajet për hapjen e kufijve, transmeton Telegrafi.
“Më njoftoi se të dy kalimet kufitare, Evzoni dhe Dojran, do të hapen më 14 maj për qytetarët e RMV-së, por do të jetë e detyrueshme vërtetimi për vaksinim ose test negativ”, tha Filipçe.
Ai shtoi se pritjet janë që të hapet kufiri nëse nuk ndodh diçka që do ta përkeqësonte situatën me pandeminë.























