Vaksinohet edhe Abazoviq
BKT
Rajoni dhe Bota

Vaksinohet edhe Abazoviq

Zëvendëskryeministri tha se të gjithë duhet të vaksinohen si mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin dhe ekonominë.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori vaksinën kundër COVID-19, AstraZeneca.

Abazoviq tha se ai u vaksinua në mënyrë që të inkurajojë vaksinimin masiv në Mal të Zi.

Ai tha se të gjithë duhet të vaksinohen dhe se kjo është mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin dhe ekonominë.

“Shpresoj që bota ta mposht virusin COVID-19”, tha Abazoviq.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota