15:13 / 02.04.2021
Prishtinë, 266 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.033 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë.
Prishtina prin me numrin e rasteve të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, me gjithsej 266 raste.























