Lëndohet një person në vendin e punës në Pejë
BKT
   Betimi për Drejtësi

Lëndohet një person në vendin e punës në Pejë

Rasti është cilësuar si vepër penale “rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Në komunën e Pejës është raportuar se këtë të hëne, një person është lënduar gjersa ka qenë në vend të punës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet, se personi i lënduar fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës, e më pas është dërguar edhe në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe inspektorët e punës të cilët janë duke e hetuar rastin.”, thuhet në raport.

Ndryshe rasti është cilësuar si vepër penale “rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”./BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi