Boca Juniors nuk heq dorë nga Cavani, gati t’i paguajë pagën që kërkon
BKT
Sport

Boca Juniors nuk heq dorë nga Cavani, gati t’i paguajë pagën që kërkon

Boca Juniors vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e sulmuesit së Manchester Unitedit, Edinson Cavani.

33-vjeçarit i skadon kontrata në qershor, por ka mundësinë që ta rinovojë kontratën nëse arrin marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, transmeton lajmi.net.

Sipas TNT Sports, Boca Juniors do bëjnë çmos ta transferuar uruguaianin dhe do t’i paguajnë pagat e lojtarit.

Pos, nga ana tjetër klubi anglez është duke provuar ta bind Cavanin për qëndrimin edhe për tjetër edicion, sidomos pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i kënaqur me punën e tij.

Cavani këtë edicion në fanellën e Unitedit ka bërë 27 paraqitje duke regjistruar shtatë gola dhe dy asistime.