Nesër fillon vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare në Prizren

Nesër fillon vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare në Prizren

Nesër fillon vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur vet Komuna, përmes një njoftimi në Facebook.

“Sipas urdhëresës së IKSHP-së, nga data 08 prill 2021 do të fillojë vaksinimi edhe i personave mbi 85 vjeç”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se drejtoria e Shëndetësisë ka mbledhur të dhënat për një numër të caktuar të personave të kësaj grupmoshe, të cilët do t’i kontaktojë Njësia e Vaksinimit, ndërkaq realizimi i vaksinimit do të bëhet me termine.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët kanë familjarë të kësaj grupmoshe, të lajmërohen në QKMF, njësinë e Imunizimit dhe Vaksinimit, ku më pas do t’ju caktohet termini për vaksinim”, vazhdon më tej njoftimi.