Ramadani: Humbje e dhimbshme, vështirë të luftojmë në dy fronte

Ramadani: Humbje e dhimbshme, vështirë të luftojmë në dy fronte

Me të vërtet një humbje e dhimbshme, edhe pse e kemi ditur që do të jetë vështirë të luftojmë në dy fronte, ka thënë trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani, pas humbjes së sotme nga Llapi në ndeshjen për Kupën e Kosovës.

"Sot paguam faturën e ndeshjes me Ballkanin. Ai angazhim maksimal në Suharekë na solli lëndime, Zyba, Lilaj e E. Krasniqi arritën të shtrëngonin dhëmbët e të luanin, por jo edhe Boshnjaku e Dellova, nuk arritën të rikuperohen. Me të vërtet një humbje e dhimbshme, edhe pse e kemi ditur që do të jetë vështirë të luftojmë në dy fronte edhe pse ka edhe një ndeshje dhe s’mundet askush të llogarisë Prishtinën që është eliminuar nga Kupa, megjithëse rezultati aspak i favorshëm, ne atje edhe me 2:0 mund të kalojmë në finale. Duhet të punojmë shpejtë të harrojmë këtë humbje, sepse për katër ditë kemi ndeshje ndaj një rivali që tradicionalisht e kemi të vështirë, por edhe nga gjendja e tyre tabelore do të jetë e vështirë, por shpresojë të kalojmë me sukses".