Pochettino: Nuk do të jetë lehtë të fitojmë në Paris
BKT
Sport

Pochettino: Nuk do të jetë lehtë të fitojmë në Paris

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino duke folur për “SKY” pas fitores kundër Bayern Munich, është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, por ai është i bindur se akoma nuk ka përfunduar asgjë.

PSG mundi Bayern Munich, me rezultat 2-3 në ‘Alianz Arena’, duke bërë hapin e madh për kualifikim në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Ne do të flemë pak, por e dimë që Bayern do të na bëjë të vuajmë dhe nuk do të jetë e lehtë të fitojmë në Paris”, tha ai.

“Shpresojmë për një ndeshje edhe më të mirë dhe një rezultat po aq të mirë”, theksoi tekniku argjentinas.