09:42 / 08.04.2021
90 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë
90 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Pejës. Sipas njoftimit 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, transmeton ekonomionline
Spitali njofton se 5 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi dhe 685 raste të reja.























