249 raste të reja me Covid-19 në Prishtinë

249 raste të reja me Covid-19 në Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.502 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 871 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .

Në Prishtinë, brenda 24 orëve kanë rezultuar pozitive 249 raste të reja me koronavirus.