Shpërndahen fara të misrit dhe ushqim i koncentruar për blegtorët llapjanë

Shpërndahen fara të misrit dhe ushqim i koncentruar për blegtorët llapjanë

Të enjten janë shpërndarë fara të misrit dhe ushqim i koncentruar nga OZHR Mëshqjerra për 46 blegtorë llapjanë.

Gjatë shpërndarjes ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZhR), Vigan Salihu.

Drejtori Salihu e falënderoi OZHR-në Mëshqjerra për kontributin e vazhdueshëm të kësaj organizate për të ndihmuar fermerët llapjanë.

Ai i uroi përfituesit bujq të kësaj ndihme, si dhe u zotua para tyre se do të punojë maksimalisht që të rriten grantet dhe subvencionet për bujqit llapjanë.

Drejtori Salihu bashkëbisedoi me fermerët e pranishëm si dhe i informoi ata për projektet që pritet të realizohen gjatë vitit 2021 nga DBZhR-ja./Epoka e re/