Maqedoni e Veriut: 46 të vdekur dhe 687 raste të reja me Covid-19

Maqedoni e Veriut: 46 të vdekur dhe 687 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 46 persona si pasojë e Covid-19 si dhe janë shënuar 687 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 1,347 pacientë.

Numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 141.844 persona, ndërsa të shëruar janë 116.780 individë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 4,228 viktima, kurse 20,836 raste janë aktive me Covid-19.