Katër raste të dhunës në familje të raportuara në Polici për 24 orë

Katër raste të dhunës në familje të raportuara në Polici për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje, e që janë raportuar në Polici, transmeton Telegrafi.

Rastet kanë ndodhur në Obiliq, Prishtinë, Skenderaj dhe Prizren.

Obiliq 11.04.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 11.04.2021 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.04.2021 – 11:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Rajoni