Bentacur beson ende te titulli
BKT
Sport

Bentacur beson ende te titulli

Rodrigo Bentancur beson akoma te titulli, edhe pse Interi kryeson me 12 pikë më shumë kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 8 javë në Serie A. 

Juventusi mposhti 3-1 Genoan, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në pak ditë.

Mesfushori i bardhezinjve, Rodrigo Bentancur foli për Sky Sport në lidhje me triumfin e ditës së djeshme në kampionat, duke u ndalur edhe te Cristiano Ronaldo, i cili u shfaq nervoz për mungesën e golit.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, skuadra kishte mentalitetin e duhur. Jemi përmirësuar shumë, por ky proçes duhet të vazhdojë, sepse ramë në pjesën e dytë. Ia lejuam Genoas qarkullimin e topit dhe pësuam gol.

Titulli? Edhe pse jemi larg, matematika na mban në lojë. Duhet të fitojmë çdo ndeshje, të japim maksimumin deri në fund të sezonit. CR7? Ky është mentaliteti i tij, një cilësi që e ka bërë futbollistin që është.

Cris ndihet keq kur nuk ia del të shënojë gol, tërbohet. Ai nuk e ka me skuadrën por me veten e tij, pasi dëshiron të shënojë në çdo takim. Jemi të lumtur me të, uroj të gjejë golin ndeshjen e radhës“, deklaroi Bentancur.