Arrestohet një person i dyshuar në Bllacë

Arrestohet një person i dyshuar në Bllacë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme në kufirin në Bllacë, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një 38-vjeçar i dyshuar nga Shkupi, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit policor, dyshohet se  personi ka poseduar marihuanë dhe shiringë me vaj kanabisi.

“Më 11.04.2021, në ora 17:30 në kalimin kufitar Bllacë gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është privuar nga liria F.R.(38) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, amfetaminë, dhe shiringë me vaj kanabisi. Personi është dorëzuar në Stacionin Policore në Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.

Rasti është duke u hetuar dhe pas dokumentimit të plotë të tij, nga MPB-ja thonë se kundër F.R. do të shqiptohet masë përkatëse.


MË SHUME NGA Rajoni