Qeveria e RMV-së miratoi ndryshimet për çmimet për mjekim të Covid-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Qeveria e RMV-së miratoi ndryshimet për çmimet për mjekim të Covid-19

Qeveria i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat do të rregullohen çmimet në spitalet private për hospitalizim të pacientëve nga Kovid-19.

Ndryshimet, siç njoftoi dje shërbimi për shtyp i qeverisë, do të dërgohen në Kuvend për miratim.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë përdorimin e burimeve të spitaleve private nëse kushtet e kërkojnë këtë në përputhje me situatën e shkaktuar nga pandemia dhe ndalohet ndërmarrja e punonjësve të shëndetit publik nga ana e ndërmarrjeve private shëndetësore.

Parashikohen ndryshime edhe në fushën e gjobave për kundërvajtje nëse institucionet private të kujdesit shëndetësor nuk veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota