Mbi 90 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë
BKT
   Komunat

Mbi 90 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 94 pacientë me COVID-19, transmeton ekonomiaonline.

Sipas njoftimit, 70 prej tyre janë me oksigjenoterapi, kurse katër janë duke u trajtuar me CPAP.

Spitali ka njoftuar se 13 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet e ditur se shtatë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.


MË SHUME NGA    Komunat