Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni në Qeveri
BKT
Rajoni dhe Bota

Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni në Qeveri

Dragi Rashkovski përmes një letre drejtuar kryeministrit Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë, transmeton Telegrafi.

“I respektuar Kryeministër, kur politika (politizimi) bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që mësohet në gjithçka të kërkojë logjikë. Pikërisht për këtë arsye deri tek ju paraqes tërheqjen e parevokueshme nga funksioni.

Roli im si me këtë pozicion ashtu edhe me atë të mëparshëm si Sekretar i Përgjithshëm ishte t’i jepja një dimension të ri dinamik jetës shoqërore. Një sekretar, çfarëdo që të jetë, mund të jetë një shkrues i zakonshëm, por ai gjithashtu mund të jetë një nga drejtuesit kryesorë …”, shkruan Rashkovski, ndër të tjera.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota