Tahiri propozon lirim nga taksat komunale dhe qiraja për hapësirat publike
BKT
   Komunat

Tahiri propozon lirim nga taksat komunale dhe qiraja për hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka propozuar edhe një masë të re lehtësuese për ekonominë vushtrriase të goditur nga koronavirusi.

“Me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekonomike të biznesit por edhe të fermerëve vushtrrias të shkaktuar tash e 1 vit nga pandemia Covid 19, i kam propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në qytet!”.

“Ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias. Bashkë do të fitojmë sfidën ekonomike e shëndetësore kundër #coronavirus, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton KK.


MË SHUME NGA    Komunat